UEFA heton koret raciste në Moskë NULL NULL 06/10/2015 06/10/2015 Shtëpia evropiane e futbollit do të hetojë koret raciste të tifozëve të Lokomotivës së Moskës në përballjen ndaj Skënderbeut, në Ligën e Europës. UEFA ka njoftuar se do të hetojë raportin e delegatit të ndeshjes Lokomotiva e Moskës – Skënderbeu, pas kërkesës së skuadrës shqiptare, që pretendon se në stadium ka pasur kore raciste, si “Vritni, vritni shqiptarët”. Skënderbeu doli i mposhtur nga sfida në kryeqytetin rus, 2-0, ndërsa veç thirrjes së lartëpërmendur në stadium janë dëgjuar edhe thirrje tjera si “Kosova është Serbi”. Pas incidentit klubi rus ka kërkuar falje për sjelljet e pahijshme të tifozëve të tij.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022