UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit shkaku i “mesazhit provokues” NULL NULL 16.06.2024 19:13 16.06.2024 19:13 UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë. Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë se procedurat kishin nisur për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar. Vendimi i UEFA-s do të bëhet zyrtar në ditët në vijim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.