UEFA e publikon golin e Nedim Bajramit, më të shpejtin në histori NULL NULL 16.06.2024 12:59 16.06.2024 12:59 Goli i futbollistit të kombëtarës shqiptare Nedim Bajrami, është më i shpejti në histori të kampionateve evropiane deri më tani. Bajrami, golin e realizuar kundër Italisë pas vetëm 23 sekondash lojë. Kështu, ai arriti që ta thyente rekordin që mbahej prej 20 vjetësh nga Dmitry Kirichenko, i cili në vitin 2004, kishte realizuar kundër Greqisë pas 65 sekondash. Golin e futbollistit nga Tetova, e ka publikuar edhe faqja zyrtare e UEFA-s. “Goli më i shpejti në historinë e EUROS”, shkruan në postim duke e shoqëruar edhe me simbolin e duartrokitjes dhe flamurin e Shqipërisë. Në ndeshjen e parë skuadra e Sylvinhos nuk arriti të nxjerrë një rezultat pozitiv pasi u mposht me rezultat 2:1. Shqipëria ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Kroacisë, më 19 qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.