UEFA e cakton gjyqtarin për ndeshjen Itali-Austri

UEFA e cakton gjyqtarin për ndeshjen Itali-Austri

NULL NULL
1 month më parë

UEFA e ka zgjedhur arbitrin anglez, Anthony Taylor për ndeshjen midis Italisë dhe Austrisë në “Wembley” të shtunën.

Italia dhe Austria do të përballen në kryeqytetin anglez në raundin e 16 në EURO 2020 më 28 qershor.

Ndeshja fillon në orën 21.00, me Taylor si gjyqtar kryesor dhe Gary Beswick dhe Adam Nunn si ndihmësit e tij, transmeton Klankosova.tv.

Arbitri zviceran Sandro Schwrer është caktuar si zyrtari i katërt, me Stuart Attwell në VAR.

Arbitri 42-vjeçar Taylor tashmë është paraqitur dy herë në EURO 2020 këtë verë, në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës dhe Portugalisë kundër Gjermanisë në fazën e grupeve.

Gjyqtarët Itali – Austri

Arbitri: Taylor (Angli)

Asistentët: Beswick dhe Nunn (Angli)

Zyrtari i katërt: Schwrer (Zvicër)

VAR: Attwell (ENG) AVAR: Kavanagh and Betts (Angli).