UEFA dënon abuzimin që po i bëhet gjyqtarit Oliver dhe gruas së tij NULL NULL 16.04.2018 23:08 16.04.2018 23:08 UEFA dënon ashpër abuzimin që po iu bëhet gjyqtarit të Premier League dhe bashkëshortes së tij, Lucy. Michael Oliver është gjyqtari që i dha penalti në minutën e fundit Real Madrid, që eliminoi Juventusin nga Champions League, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Me atë rast gjyqtari u kritikua ashpër nga portieri Gianluigi Buffon, i cili u përjashtua me karton të kuq. Por që as mediat dhe njerëzit e ndryshëm nuk e kursyen anglezin. BBC mëson se Lucy Oliver – gjyqtare në superligën e grave, është kërcënuar me mesazhe telefonike, pasi që numri i saj u shpërnda nëpër rrjetet sociale. “UEFA dënon fort abuzimin direkt me Michael Oliver dhe gruan e tij”, thuhet nga organizata më e madhe e futbollit në Evropë. “Kemi qenë në kontakt me ta për t’iu dhënë përkrahjen e plotë dhe ne besojmë se organet relevante do të ndërmarrin hapat e nevojshëm kundër atyre që sillen në mënyrë jo të duhur ndaj të dyve”. Gjithë kjo sjellje ndaj çiftit që drejtojnë ndeshje futbolli rrjedh prej asaj natës së referimit të penaltisë, që çoi Realin në gjysmëfinale pas ekzekutimit të Cristiano Ronaldo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.