Lajmet e fundit

UEFA ka caktuar arbitrin rumun Radu Petrescu për të drejtuar ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Takimi do të zhvillohet të enjten në “Nagyerdei Stadion” në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45.
Delegimi i Petrescut ka shkaktuar reagime, veçanërisht për shkak të faktit se Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Në të njëjtën kohë, në raportimet e publikuara online janë ngritur pikëpyetje edhe për të kaluarën e arbitrit rumun dhe statusin e tij në listat ndërkombëtare.
Megjithatë, UEFA e ka konfirmuar zyrtarisht Petrescun si gjyqtarin kryesor të kësaj përballjeje.
Në krah të tij do të jenë bashkëkombësit Radu Ghinguleac dhe Cosmin Bojan si asistentë, ndërsa Catalin Popa do të jetë në VAR.