Udhëtoni – largojeni stresin dhe lodhjen NULL NULL 09.07.2019 23:03 09.07.2019 23:03 Udhëtimet janë të dashura për secilin, madje edhe në çdo moshë. Ato thyejnë rutinën, hasni në vende e njerëz të rinj. Të rinjtë kohën e studimeve jashtë vendit e shfrytëzojnë edhe për udhëtime, por më të moshuarit udhëtimet i mendojnë si mënyrë për t’u çlodhur, hequr stresin, tensionet e punës dhe ato të familjes, transmeton Klan Kosova. Por një gjë është e vërtetë; studiuesit thonë se udhëtimet përmirësojnë shëndetin dhe trurin. Udhëtimet inkurajojnë njerëzit të jenë më aktiv, të bëjnë miq të rinj e të njohin kultura të ndryshme. Mos mendoni gjatë, kurseni të holla dhe fillojeni këtë aventurë; vetëm, me dashurinë tuaj, familjen ose shoqërinë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.