Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Udhëtim i vështirë në Romë për Torinon e Vojvodës

NULL NULL
31.10.2024 18:04

Xhiro e dhjetë e kampionatit elitar të Italisë në futboll, mbyllet sonte me tri ndeshje.

E gjithë vëmendja është në kryeqytet, ku Roma e pret Torinon e Mërgim Vojvodës, raporton Klankosova.tv.

Pavarësisht se kjo transfertë është goxha e vështirë për ekipin e reprezentuesit të Kosovës, romakët edhe me fitore nuk mund t’i kalojnë në tabelë.

Torino ka 14 pikë dhe gjendet aktualisht në pozitën e 9-të, kurse Roma me 10 pikë, pozicionohet e 12-ta.

Me fillim në orën 20:45, kjo ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion, me komentim të Andi Shabanit.

Në të njejtin orar e zhvillon ndeshjen në udhëtim te Como edhe skuadra tjetër nga kryeqyteti i Italisë, Lazio e Elseid Hysajt.

Megjithatë në futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, nuk është duke llogaritur fare trajneri Marco Baroni, njofton Klankosova.tv.

Ky duel vjen tek shikuesit e Art Motion përmes kanalit Sport 2.

Paraprakisht zhvillohet ndeshja Genoa – Fiorentina, e cila fillon në orën 18:30, komentohet nga Lirim Peci (Sport 1).

Kampionati italian “Serie A” ekskluzivisht në Art Motion

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.