Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Udhëtarja me letërnjoftim serb nuk lejohet të kalojë kufirin në Merdare

NULL NULL
15.12.2015 17:41

Një udhëtare nuk është lejuar të kalojë kufirin nga Serbia në Kosovë, në pik kalimin në Merdare për shkak se ajo nuk kishte letërnjoftim të Kosovës, njofton Radio në gjuhën serbe Kim, përcjellë Klan Kosova.

“Ajo pagoi biletën në Prishtinë, megjithatë, kur e panë se nuk kishte kartë identiteti të Kosovës nuk e lejuan atë të kalojnë në Merdare”, thuhet në lajmin e Radio Kim.

Më herët është njoftuar se nga mesnata është marr një vendim i ri, i cili u mohon hyrjen në Kosovë, si shtetas të Kosovës, të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovës, por nuk posedojnë dokumentet të shtetit të Kosovës.

Ata, nëse hynë në vend, do të trajtohen përkitazi me ligjin për të huajt.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot më herët se Beogradi po monitoron nga afër situatën në vendkalimet me Kosovën pasi që kanë dëgjuar për “spekulime se qytetarët me kartat e identitetit të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk lejohet të hyjë në Kosovë”.

“Është e vërtetë se ka disa spekulime në lidhje me ndryshimin e regjimit në vendkalime të caktuar. Ne jemi duke monitoruar me kujdes situatën dhe do të reagojë varësisht nga zhvillimet e ditës”, tha Gjuriq.

klankosova.tv

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.