Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: “Ne po vdesim këtu” (VIDEO) NULL NULL 09.07.2025 08:56 09.07.2025 08:56 Udhëtarët e linjës Beograd – Tiranë, kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë. Ngjarja sipas gazetarit Blendi Fevziu, ka ndodhur pasditen e së martës. Ai ka publikuar pamjet tmerruese që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi. Sipas tij, ata kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani. Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi, transmeton Klankosova.tv. Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër. “Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga udhëtarët që gjendej brenda autobusit, derisa policët nuk reagojnë. Ndër të tjera, Fevziu përmes Instastoryt i lut lexuesit që nëse kanë pamje të ngjarjeve sikur kjo që t’ia dërgojnë atij personalisht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj në Rubikon tregon qëndrimet e AAK-së mbi krizën institucionale dhe bllokadën në vend 22 minuta më parë
Kosova Osmani në Washington: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-në 29 minuta më parë