Udhëheqësit perëndimorë e mirëpresin marrëveshjen e Turqisë me Finlandën dhe Suedinë NULL NULL 28.06.2022 22:51 28.06.2022 22:51 Rexhep Tajip Erdogan Vendet perëndimore po e mirëpresin lajmin se Turqia është duke e mbështetur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën veriatlantike NATO. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka postuar në Twitter qëndrimin e tij për marrëveshjen mes Turqisë dhe vendeve nordike. “Lajm fantastik teksa nisim samitin e NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do ta bëjë aleancën tonë të shkëlqyer, më të fortë dhe më të sigurt”, ka thënë Johnson. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është gjithashtu mbështetës i marrëveshjes, sipas komenteve nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, të cituar nga Reuters. Ky veprim shënon “një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e sigurisë,” shton zyrtari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 17 minuta më parë