Udhëheqësit botërorë paralajmërojnë për pabarazinë globale dhe AI NULL NULL 19.09.2023 22:41 19.09.2023 22:41 Është e kuptueshme se lufta në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike kanë dominuar fjalimet sot në Asamblenë e Prëgjithshme të OKB-së, por liderët botërorë përdorën 15 minutat e tyre në podium për të theksuar edhe çështje të tjera. Disa liderë theksuan pabarazinë globale. Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel tha se borxhi po i pengon vendet në zhvillim të përmirësojnë standardet e jetesës dhe të trajtojnë ndryshimet klimatike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Kjo ishte një temë e zgjedhur edhe nga presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, i cili tha: “Është e lehtë të vish këtu çdo vit për të bërë të njëjtat premtime dhe për të mos i zbatuar ato premtime”. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa e përqendroi fjalimin e tij në mundësitë “gjithnjë e më të largëta” të arritjes së Agjendës së OKB-së 2030 – një grup synimesh zhvillimi që u përshkruan tetë vjet më parë. Dhe presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi për rreziqet e inteligjencës artificiale. “Duhet të jemi të sigurt që t’i përdorim këto mjete si mundësi dhe jo si armë shtypjeje”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Agresioni në Banjskë, Hasani: Kosova të hartojë një raport kredibil ndërkombëtar me EULEX-in e KFOR-in (VIDEO) 44 minuta më parë