Udhëheqësi suprem i Iranit shfaqet në publik për herë të parë që nga fillimi i luftës me Izraelin NULL NULL 06.07.2025 08:22 06.07.2025 08:22 Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u shfaq publikisht të shtunën në mbrëmje për herë të parë që nga fillimi i luftës 12-ditore me Izraelin muajin e kaluar, raportuan media shtetërore e Iranit dhe faqja e tij zyrtare e internetit. Khamenei dha një video-mesazh, në deklaratën e tij të dytë publike pas bombardimit të objekteve bërthamore iraniane nga ShBA-të. Por mungesa e tij e gjatë nga jeta publike ishte e paprecedentë gjatë sundimit të tij tre-dekadësh dhe kishte nxitur spekulime rreth shëndetit të tij dhe kërcënimeve për jetën e tij, shkruan The New York Times, transmeton Klankosova.tv. Pas disa javësh strehimi në një bunker, Khamenei të shtunën në mbrëmje mori pjesë në një ceremoni fetare vjetore shiite për Ashuren, e cila u mbajt në kompleksin e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.