12:02, 4 Prill 2020

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse me ndikim në Rusi, shëtiti me një ikonë të shenjtë nëpër rrugët e Moskës në një procesion të veturave, pasi vendi lufton me përhapjen e koronavirusit.

Ikon a eVirgjëreshës Mari u vozit 109 kilometra në një procesion të veturave të zeza të shfaqura në televizionin shtetëror dhe u soll në një katedrale në Moskë për një shërbim.

Patriarku Kirill ka thënë se do përdorë këtë vozitje që të lutet për përfundimin shpërthimit të  koronavirusit dhe u bëri thirrje rusëve që të respektojnë dhe të ndjekin kufizimet e vendosura nga autoritetet për ta frenuar ngjitjen.

Epiqendra e shpërthimit të Koronavirusit në Rusi, Moska, ka qenë nën bllokim që nga e hëna dhe shumë rajone në të gjithë shtetin kanë vendosur masa të ngjashme.

Rusia ka raportuar mbi katërmijë raste me koronavirus dhe 34 vdekje.

Disa priftërinj ortodoksë janë angazhuar helikopterë ose aeroplanë për të fluturuar me ikona të tyre fetare, duke fluturuar mbi disa rajone ruse teksa këndojnë dhe luten me shpresën për ndaljen e virusit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë