Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Udhëheqës të një instituti anglez vizitojnë BQK-në, flitet për bashkëpunimin në disa fusha

NULL NULL
21.11.2023 12:44
Ahmet Ismaili

Një delegacion i Institutit të Financave Publike dhe Kontabilitetit nga Anglia ka vizituar Bankën Qendrore të Kosovës.

Drejtori për çështje ndërkombëtare Hhalid Hamid dhe udhëheqësi i lartë David Watkins në CIPFA, janë pritur nga guvernatori Ahmet Ismaili.

“Në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interesa të përbashkëta që lidhen me avancimin e kornizës së raportimit financiar, planeve të integritetit, lidershipit, ESG-së, edukimit financiar, digjitalizimit dhe auditimit të brendshëm”, thuhet në njoftimin e BQK-së, përcjell KlanKosova.tv.

Në këtë takim është diskutuar edhe për ngritjen e kapaciteteve përmes shkëmbimit institucional, veçanërisht në fushën e standardeve ndërkombëtare për raportim financiar dhe llogaridhënien publike.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.