Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UCL: Real Madrid s’mund të eliminohet kaq herët, “Mbretërit” me fat por janë në çerekfinale

NULL NULL
12.03.2025 23:46

Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas një përballje dramatike me rivalin e kryeqytetit spanjoll.

Atletico arriti që ta fitojë 1-0 betejën e dytë, duke e neutralizuar triumfin e ndeshjes së parë që Reali e mbylli në favor 2-1.

Epilogun vendimtar kësaj drame ia dhanë penalltitë, njofton Klankosova.tv.

Gjithçka po shkonte mirë për vendasit, por 11-metërshi i realizuar nga sulmuesi, Julian Alvarez, nuk u pranua, meqenëse rrëshqiti duke e prekur topin me dy këmbët.

Gjyqtari nuk e pranoi shënimin!

Oblak e priti penalltinë e Vasquez, por Lorrente goditi shtyllën dhe Real Madridi kaloi në mesin e tetë skuadrave më të mira të kontinentit, ku do të përballet me Arsenalin.

lajme të ngjashme