UCL: Drita përballet me Differdange 03 nga Luxemburgu NULL NULL 17.06.2025 14:24 17.06.2025 14:24 Kampionja e Kosovës në futboll, Drita, e ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e parë eliminator të UEFA Champions League. “Intelektualët” do ta kërkojnë kualifikimin duke u ballafaquar me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03. Skuadra me të cilën ndeshen gjilanasit, nuk e ka kaluar asnjëherë rrethin e parë në Ligën e Kampionëve, andaj për skuadrën nga Kosova ky është një moment shumë i favorshëm që ta bëjnë historinë shtetërore, duke arritur ta kalojnë këtë rreth, i cili pos në aspektin financiar, jep një mundësi të artë për “Bardh e Kaltërit” që të bëhen pjesë e ndonjë faze grupore evropiane. Kualifikimi nga ky rreth, në rastin më të keq pastaj për Dritën siguron fazën “Playoff” në UEFA Europa Conference League. Paraprakisht do të kenë mundësi pos UCL-së, ta provojnë vetën edhe në Europa League. Ndeshjet e para të kësaj faze në “Champions League”, zhvillohen më 8 e 9 korrik, ndërsa të kthimit më 15 dhe 16 të po atij muaji. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.