Lajmet e fundit

Edhe diaspora shqiptare në Hamburg të Gjermanisë i është bashkuar thirrjeve në mbështetje të UÇK-së, duke përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim”.
Shqiptarët e mbledhur në Hamburg kanë shprehur solidaritetin e tyre me ish-pjesëtarët e UÇK-së përmes thirrjeve "UÇK dhe nën tingujt e këngës "Kosovë, ngrite zanin".
Me flamuj dhe pankarta në duar, diaspora shqiptare në Hamburg ka shprehur qëndrimin e saj në kuadër të protestave në mbështetje të çlirimtarëve që u dënuan me 81 vjet burg nga Specialja, njofton Klankosova.tv.