Lajmet e fundit

Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Qëndresa për dinjitet, lufta për të drejtë, e sakrifica për liri. Edhe nëse ua heq akronimin UÇK, çfarë janë këto tria pos virtyte njerëzore të lartësuara për mijëra shekuj në vepra arti e kapituj historie?
Atëherë, a nuk i kanë shqiptarët artistë rrethanat dhe të drejtën në anën e tyre në kontekstin e kësaj periudhe historike, aq sa për të krijuar vepra që për për heronj kanë bartës të po këtyre virtyteve – protagonistë që tejkalojnë përkatësinë etnike e kombëtare, dhe marrin formën e një heroi universal?
Për këtë vajtëm mysafir te shkrimtari Ibrahim Kadriu për ta pyetur se sa është bërë e sa duhet bërë për të dokumentuar artistikisht këtë periudhë përkufizuese historike të Kosovës mjaftueshëm besueshëm sa të vijë si e vërtetë e madhe e art i lartë
Si mund ta ruajë arti kosovar lavdin e luftës dhe kauzës së UÇK-së duke e shndërruar një përvojë kombëtare në një mesazh universal për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, pa u ngujuar në nacionalizëm?