Lajmet e fundit

Motoristët e MK “Veteranët e UÇK-së” – Zona Operative e Nerodimes dhe të Unionit Shqiptar të Motoçiklistëve kanë mbërritur në Prishtinë, pasi janë nisur nga Vërmica në kuadër të një marshi solidarizues.
Rrugëtimi i tyre është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa motoja e tij është “UÇK është liria jonë”.
Sipas organizatorëve, motoristët janë nisur rreth orës 10:00 nga Vërmica dhe kanë vazhduar rrugëtimin drejt Prishtinës. Ata tashmë kanë arritur në zonën e sheshit “Skënderbeu”. /Klankosova.tv
