UBT nis sot mësimin online NULL NULL 16.03.2020 12:58 16.03.2020 12:58 UBT është një nga institucionet e vetme në rajon që ofron edukim cilësor evropian, ku falë teknologjisë së fundit që posedon ka edhe përparësi të shumta studimi. Si rezultat, sot mijëra studentë të UBT-së kanë filluar përvetësimin e aftësive teorike dhe praktike përmes mësimit të avancuar online. Mësimi tashmë është duke vazhduar në mënyrë virtuale nga të gjitha fakultetet, përvojë të cilën UBT e kishte sjellë vite më parë në Kosovë, e që aspak nuk e ka pasur të vështirë ta implementojë. Stafi dhe studentët po mbajnë ligjërata interaktive në klasa virtuale përmes platformës Moodle, me ç’rast ata po shfrytëzojnë mundësinë e zhvillimit të interaktivitetit në distancë. Përveç komunikimit me video dhe audio, studentët po përdorin edhe opsionet e tabelave virtuale për të praktikuar leksionet në kohë reale. Ky plan i mësimit do të implementohet deri në vendimin e ri të institucioneve vendore, ndërkaq UBT ka kapacitete dhe është e gatshme të ndihmojë edhe universitet tjera publike e private, në mënyë që të mos e neglizhojnë procesin mësimor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023