U2 nderon viktimat e sulmeve në Paris - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U2 nderon viktimat e sulmeve në Paris

NULL NULL
15/11/2015

Bono Vox dhe grupi i tij U2 kanë vizituar sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris pas sulmeve që lanë të vrarë mbi 120 persona, u mbajtën pengje shumë të tjerë dhe shumë u lënduan.

Ata kanë treguar se mbrëmë ishin duke ushtruar vetëm pak kilometra larg kësaj salle dhe kanë thënë se janë evakuar shumë shpejt pas kësaj ngjarje duke shpëtuar kështu mrekullisht, transmeton Klan Kosova.

“Nëse e mendojmë mirë, shumica e viktimave natën e kaluar ishin fansa të muzikës. Kjo është goditja e parë direkte në muzikën, në të ashtuquajturën “Luftë e Terrorit”. Është shumë irrituese. Këta janë njerëzit tanë. Mund të isha unë në atë koncert” ka thënë Bono duke treguar edhe se ata kanë anuluar koncertin e tyre të radhës.

U21