Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U16 e Kosovës përfundon pjesën e parë me 46 pikë avantazh kundër Maltës

NULL NULL
16.08.2021 18:07

Kombëtarja e U16 e Kosovës në Basketboll ka shkuar në pushim të pjesës së parë me rezultat 54:8
kundër Kombëtares U16 të Maltës në kuadër të FIBA U16 European Challangers.

Më meritor për këtë rezultat deri tani është Arlind Konjuhi me katër pikë, katër kërcime, tre asistime dhe pesë topa të vjedhur, po ashtu edhe Rron Dahsyla me nëntë pikë dhe gjashtë kërcime, gjithashtu edhe Dren Kastrati me shtatë pikë e gjashtë kërcime.

Kjo është ndeshja e parë e Kosovës në këtë garë.

Në krye me trajnerin Dritëro Sefaja, kombëtarja e Kosovës është në grup me Maltën, Gjiblartarin, Moldavinë, Shqipërinë dhe Luksemburgun.

Të gjitha ndeshjet e grupit të cilat gjendjet kombëtarja U16 do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Për shkak të masave kundër pandemisë, ndeshjet do të zhvillohen me 15 përqind të tifozëve, mirëpo transmetimin e tyre të drejtpërdrejtë do ta bëjë Artmotion në kanalet e saj sportive.

 

lajme të ngjashme