U zhduk papritur nën ujë, sportisti serb mbytet gjatë garës së CrossFit në not NULL NULL 09.08.2024 08:35 09.08.2024 08:35 Një konkurrent i CrossFit Games ka vdekur teksa po merrte pjesë në një garë noti. Lazar Dukiq ishte duke garuar në Marine Creek Lake në Fort Worth, Teksas, të enjten në mëngjes kur ai u zhduk nën ujë. Shërbimet e urgjencës u thirrën rreth orës 8 të mëngjesit për ta nxjerrë atë nga uji. Pas nisjes së një kërkimi me një ekip zhytjeje dhe drone, trupi i atletit u gjet rreth një orë. Pjesa tjetër e ngjarjeve në ditën e parë të lojërave u anuluan pas vdekjes. Shefi ekzekutiv i CrossFit, Don Faul tha në një konferencë për shtyp se organizatorët ishin “thellësisht të pikëlluar” nga vdekja dhe po punonin me autoritetet për hetimin e mëpasshëm, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komercialja pezullon daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, OEK ka apel për ZRrE-në 4 minuta më parë
Kosova 'Aferë tradhtie', përballja e Naimit me vëllain e Liridonës, Leonardi jep deklaratën e fortë 7 minuta më parë