U vranë 98 burra e djem para 24 vjetësh në Rezallë, Osmani: Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi NULL NULL 05.04.2023 13:25 05.04.2023 13:25 Më 5 prill 1999-të në Kosovë ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë. Në këtë ditë, 24 vjet më parë u vranë 98 burra e djem të fshatit Rezallë të komunës së Skenderajt. Por, forcat serbe më pas kryen një akt edhe më ç’njerëzor. Aparati shtetëror i Serbisë, zhduki 44 kufomat e civilëve të vrarë. Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se nuk do të reshtet së kërkuari drejtësi për viktimat. “Masakra e Rezallës dëshmoi edhe një herë tipologjinë e masakrave të kryera, të planifikuara e të udhëhequra nga forcat shtetërore serbe, synimi i së cilave ishin sulmet përndjekëse masive, vrasjet, dhunimet, djegia dhe shkatërrimi i pronës, deportimi i dhunshëm dhe shfarosja e popullatës civile shqiptare. Secili nga civilët e vrarë në këtë masakër e ka historinë dhe trashëgiminë e tij. Të gjithë së bashku, ndërkaq, janë dëshmi e krimeve makabre që ka kryer Serbia në Kosovë”, tha Osmani/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.