U vra në atentatin në Shkodër, si u kërcënua tre javë më parë Arlind Bushati? NULL NULL 31.10.2024 17:14 31.10.2024 17:14 Vrasja në Shkodër, pamje nga vendi i ngjarjes. Arlind Bushati, djali i ish-kandiatit për kryebashkiak të Shkodrës Xhemal Bushatit, u vra ditën e djeshme në një atentat kundër tij dhe Hamza Licit, gjithashtu viktimë e atentatit. Por sipas Euronews Albania, Arlind Bushati para tre javësh kishte denoncuar një kërcënim të bërë ndaj tij. 32-vjeçari denoncoi më 11 tetor 2024 në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor i drejtuan armën atij afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal, transmeton Klankosova.tv. Shemsi Prençi, ish-drejtor i policisë tha se nëse policia do kishte bërë punën e saj ajo do të mund të kishte marrë masa dhe të kishte parandaluar atentatin e bërë ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës ku mbetën viktima, Arlind Bushati, Hamza Lici, dhe kalimtarja Flutura Basha ndërsa është ende në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj Bashkim Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mundësuan marrjen e patentë-shoferëve përmes ryshfetit, arrestohen dy persona 19 minuta më parë