U vazhdohet paraburgimi pesë të dyshuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë (VIDEO) NULL NULL 29.09.2022 15:13 29.09.2022 15:13 Foto: Arkiv Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçare në Prishtinë, javë më parë. Këtë për KlanKosova.tv e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në gjykatë. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”. “Po ashtu lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, ka thënë Gashi, njofton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë