U shpall kampion i antikorrupsionit nga DASH-i, Ambasada Britanike e uron Altin Dumanin NULL NULL 11.12.2024 14:07 11.12.2024 14:07 Ambasada Britanike në Tiranë ka uruar Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, për njohjen si kampion kundër korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada Britanike thotë se ky çmim prestigjioz nxjerr në pah përpjekjet e jashtëzakonshme të Dumanit në drejtimin e punës së SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar – kjo është thelbësore për progresin e reformave të Shqipërisë dhe për të siguruar besimin e qytetarëve të saj, raporton Klankosova.tv. Më tutje në postim thuhet se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbetet e vendosur për të mbështetur SPAK-un dhe reformat në drejtësi të Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj: Kurti në fushatë po i fyen qytetarët – po llogarit që një masë e njerëzve është e padijshme 36 minuta më parë