U sekuestruan me urdhër të SPAK-ut, njëra vilë i kthehet Monika Kryemadhit NULL NULL 17.12.2024 11:50 17.12.2024 11:50 Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka lënë të sekuestruar vilën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit, por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhit. Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestrimin e dy vilave, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë. Sipas SPAK-ut, masa e sekuestrimit vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./abcnews.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hidhet granatë në një pishinë të Gjakovës, shkaktohen dëme materiale - s'ka të lënduar 29 minuta më parë