Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.
Siç raporton Top Channel, viktima është identifikuar si Ermal Debrova, 46 vjeç. Mësohet se ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, kur për shkaqe ende të paqarta ka rënë së bashku me shtyllën, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas njoftimit për aksidentin, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkakun që çoi në aksidentin fatal.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti.