Lajmet e fundit
Të hënën është raportuar zhdukja e një të miture në Pejë.
Sipas gazetarit korrespodent të Klan Kosova, Valdrin Daci, viktima ishte e moshës 15-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Daci bëri të ditur se e njëjta është gjetur duke shëtitur në qytet.
“Policia pasi e ka gjetur viktimën, është duke hetuar pse erdhi deri te raportimi i familjarëve për zhdukjen e të miturës”, u shpreh ai.