U qëllua me armë zjarri në Vushtrri, rojtari mori plagë në kokë e kraharor NULL NULL 14.07.2025 07:37 14.07.2025 07:37 Policia e Kosovës - foto ilustruese Një burrë derisa po ruante një pronë private në fshatin Gojbul të Vushtrrisë u qëllua me armë zjarri, ku si pasojë mbeti i lënduar rëndë. Gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku për “Ora Shtatë” thotë se ngjarja ndodhi në objektin e familjes Gërbeshi në Vushtrri, ku sipas tij, kjo familje njihet për probleme të këtij lloji, e që rojtari i objektit ishte ai që pësoi, transmeton Klankosova.tv. Boshnjaku bën me dije se viktima ka marrë plagë në kokë dhe kraharor. Lidhur me rastin ekskluzivisht ka raportuar Klankosova.tv.