Lajmet e fundit

Një ish-drejtuese e lartë e teknologjisë, Shannon Burns, ka fituar të drejtën të kërkojë deri në 76 milionë £ kompensim pasi fitoi një çështje për diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar ndaj Gitpod, kompani e blerë së fundmi nga OpenAI.
Burns, ish-VP e Inxhinierisë me një pagë prej rreth 220,000 £ në vit, u pushua nga puna në vitin 2023 pasi, gjatë një udhëtimi pune në Austri, për shkak të ADHD-së harroi çelësin e dhomës dhe përfundoi duke fjetur në një sauna, transmeton Klankosova.tv.
Tribunali i Punës në Birmingham vendosi vitin e kaluar se pushimi i saj nga puna ishte i lidhur me aftësinë e kufizuar. Tani gjykata ka rrëzuar përpjekjen e Gitpod për ta kufizuar kompensimin në 1 milion £, duke i hapur rrugën Burns të kërkojë zyrtarisht 76,071,992 £.
Burns pretendon gjithashtu se humbjet e saj të ardhshme profesionale janë shumë të mëdha, pasi thotë se diskriminimi dhe pushimi nga puna i kanë dëmtuar rëndë karrierën në industrinë e teknologjisë.
Gjykata ka urdhëruar Gitpod gjithashtu të zbulojë vlerën e shitjes së kompanisë te OpenAI, pasi Burns zotëron aksione në të.