U prefsh në paqe, Liliana Çavolli NULL NULL 09.05.2015 09:54 09.05.2015 09:54 Në orët e hershme të mëngjesit, në Prishtinë, vdiq këngëtarja e muzikës së lehtë Liliana Çavolli, e cila bëri një karrierë të gjatë jetësore dhe të punës në Radio Prishtinë, jo vetëm si këngëtare, por edhe si moderatore e disa emisioneve muzikore. Ajo, bashkë me Nexhmije Pagarushën, i lanë vulën historisë së zhvillimit të këngës moderne shqipe në Kosovë, ku për dekada me radhë ushqyen shpirtin e dëgjuesve të shumtë me vlera të qëndrueshme artistike. Çdo histori për këngën argëtuese në Kosovë, nuk do të mund të shkruhet asnjëherë pa emrin e Liliana Çavollit, e cila në jetën muzikore kosovare solli vlera të një niveli europian, madje në një kohë shumë të vështirë.
Arte pamore 16-vjeçari kosovar nxjerr në shitje një pikturë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi 2 months