Lajmet e fundit
Sot i erdhi dita asaj që ishte paralajmëruar prej kohësh - dorëzimit të aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve, në Prekaz të Skenderajt.
Fiks në orën 13:30, Prokuroria Speciale e Kosovës do të mbajë konferencë për media, ku pritet të zbardhen detajet lidhur me aktakuzën për ngjarjet e marsit të vitit 1998, kur forcat serbe sulmuan familjen Jashari në Prekaz.
Për këtë aktakuzë kishte paralajmëruar që më herët edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili më 15 janar të këtij viti kishte konfirmuar për Klan Kosova se së shpejti do të ngrihej aktakuzë për këtë rast.
Tash, pas disa muajsh, Prokuroria Speciale pritet të japë më shumë detaje për aktakuzën dhe për personat ndaj të cilëve është ngritur ajo.
Detajet e plota nga konferenca do t’jua sjellë gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani.
Qëndroni me Klan Kosova: