U paralajmërua në Klan Kosova, Rami Hadar jep dorëheqje si trajner i Kosovës NULL NULL 08.10.2024 13:26 08.10.2024 13:26 Rami Hadar ka dhënë sot dorëheqje si trajner i kombëtares së Kosovës në basketboll, ashtu siç u paralajmërua në emisionin Asist në Klan Kosova. “Rami Hadar ka dhënë dorëheqje për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. “Hadar ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023. Ai udhëhoqi Dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si dhe pësoi nga Danimarka”. Sipas FBK-së, bordi i kësaj organizate e ka pranuar dorëheqjen e tij, si dhe e ka falënderuar për angazhimin e tij. A e “shkarkoi” vetën Hadar edhe nga Kosova, pas akuzave ndaj referëve dhe FBK-së? *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.