U pa në video duke e rrahur vajzën e mitur, ndalohet për 48 orë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U pa në video duke e rrahur vajzën e mitur, ndalohet për 48 orë

NULL NULL
18/08/2022

Policia e Kosovës, Stacioni policor në Prizren, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur.

Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor

“Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim thuhet se vendimi për ndalim prej 48 orësh është marrë nga prokurori kujdestar, departamenti për krime të përgjithshme.