U operua gjatë natës, i plagosuri në Gllogjan në gjendje stabile NULL NULL 27.11.2021 08:52 27.11.2021 08:52 Gjendja e nxënësit që mbeti i plagosur pas sulmit ndaj një autobusi mbrëmë në Gllogjan është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës dhe vazhdon trajtimin në Spitalin e Pejës, njofton Klankosova.tv. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Sahiti. “Pacienti mbrëmë në orët e vona të natës është operuar, ku i është larguar një plumb nga trupi. Gjendja e tij shëndetësore është stabile për momentin dhe po vazhdon të rikuperohet pas operimit”, tha Sahiti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë