U ndëshkua direkt me të kuq, Muriqi kërkon falje për gjestin e bërë NULL NULL 24.11.2024 07:52 24.11.2024 07:52 Vedat Muriqi U ndëshkua me karton të kuq. Vedat Muriqi, i tregoi gishtin e mesëm kundërshtarit çka e shtyri referin të vepronte menjëherë duke e përjashtuar menjëherë sulmuesin nga Kosova. Por, Muriqi nuk vonoi shumë dhe kërkoj falje për veprimin e bërë. “Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime. Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, shkroi Muriqi në llogarinë e tij në Instagram. Mbrëmë Mallorca arriti të fitoi kundër Las Palmas me rezultat 2:3, në kuadër të javës së 14-të të La Liga-s. Aktalisht skuadra andaluziane gjendet në vendin e gjashtë me 21 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.