Lajmet e fundit

Kombëtarja e Anglisë e mposhti Kroacinë me rezultat 0:7 në Rujevicë të Rijekës, në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Harry Kane dhe Bukayo Saka shënuan nga dy gola, ndërsa nga një gol realizuan Anthony Gordon, Jude Bellingham dhe Morgan Rogers.
Kjo ishte humbja më e thellë e Kroacisë në histori. Për të foli kapiteni Luka Modriq.
“Pa duele, pa agresivitet, pa faulle, pa unitet. Jam këtu prej 20 vitesh dhe duhet të them se për herë të parë ndiej turp pas një ndeshjeje. Mund të humbasësh, ata janë më të mirë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe ta njollosësh kështu reputacionin, kjo është e papranueshme. Për herë të parë në 20 vjet ndiej vërtet turp”, tha Modriq, raporton media kroate, "Index".
“Nuk duhet të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, duhet të jemi bashkë në këtë situatë, si gjithmonë deri tani. Kemi humbur ndeshje me diferenca të mëdha, por ndjesia pas një ndeshjeje të tillë është krejtësisht ndryshe. Kurrë nuk jam ndier kështu. Kërkoj falje”, tha kapiteni i Kroacisë pas ndeshjes para gazetarëve. /Klankosova.tv