10:40, 12 Shtator 2019

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi i radhës i grupit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit,transmeton Klan Kosova.

Takimin e hapi Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, njëherit zëvendësministër në detyrë i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj.

Në këtë takim morën pjesë strukturat udhëheqëse të drejtorive Rajonale të Policisë Kufitare, nga Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe përfaqësues ndërkombëtar nga misioni EULEX dhe  përfaqësues të programeve të Ambasadës Amerikane EXBS dhe ICITAP.

Sipas MPB takimi kishte karakter të përcaktimit të objektivave konkrete dhe shfrytëzimin maksimal të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në parandalimin e dukurive dhe aktiviteteve kriminale, si në kufi dhe në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Xhemajlaj falënderoi të pranishmit dhe inkurajoi që të bashkërendohen edhe më tej aktivitetet në luftën pa kompromis kundër krimit ndër kufitar, migrimit të paligjshëm, kontrabandës, evazionit fiskal, drogave, armëve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë