U lëndua nga dera automatike, dëmshpërblehet me 21.5 milionë dollarë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U lëndua nga dera automatike, dëmshpërblehet me 21.5 milionë dollarë

NULL NULL
13/11/2015

Gjykata federale në Seattle, ka dhënë vendimin që James Hausman duhet të dëmshpërblehet me 21.5 milionë dollarë për shkak se ishte lënduar nga një derë automatike gjatë një udhëtimi me anije në vitin 2011, transmeton Klan Kosova.

Avokatët e James Hausman argumentuan gjatë një gjyqi që zgjati nëntë ditë që dhjetëra pasagjerë të tjerë janë lënduar nga dyert në Holland Amerika Line për shkak të problemeve të dyerve me senzorë.
Kompania e ka mohuar këtë pretendim dhe i kërkoi gjykatës për ta reduktuar dëmin që duhet ta paguajnë.

Pasi u lëndua Hausman, atij i bënë një kontroll mjekët e anijes dhe konstatuan që ai ka pësuar vetëm një tronditje.

Por avokatët e tij kanë insistuar që ai ka pësuar një dëmtim të trurit të vogël, duke i shkaktuar atij marramendje dhe humbje të kujtesës.