U lëndua në ndeshjen Kosova – Zvicra, Gëzim Morina i mungon Yllit për tetë javë NULL NULL 27.02.2025 17:10 27.02.2025 17:10 Një episod në ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicres, e vlefshme për parakualifikimet e Botërorit 2027, e la të lënduar kapitenin e Golden Eagle Yllit. Gëzim Morina e pëzoi nga një situatë gjatë asaj përballje, ku ishte i përfshirë edhe reprezentuesi tjetër, Mikaele Tmusic, i cili në rënie nga kërcimi për top, ia zuri këmbën bashkëlojtarit të tij. Pas të gjitha ekzaminimeve, numri 6 i Yllit dhe kombëtares, do të jetë jashtë parketit për rreth tetë javë, raporton Klankosova tv. Me këtë rast, klubi i tij i ka shprehur mbështetjen liderit të skuadrës, duke i qëndruar pranë në këto momente të vështira, si dhe duke i uruar shërim sa më parë. Përkrahje për kapitenin e tyre kanë shfaqur edhe tifozët e Yllit, sikurse edhe shumë basketbolldashës, anë e mbanë vendit. Morina pritet që t’i bashkohet grupit, tek në fazën Play-Off të Superligës.