Lajmet e fundit

Ofertoj.com, ankandi më i madh shqiptar, ka lansuar zyrtarisht aplikacionin e tij për iPhone, duke ua mundësuar përdoruesve që t’i shohin produktet, t’i ndjekin ankandet dhe të ofertojnë drejtpërdrejt nga telefoni.
Aplikacioni tashmë është i disponueshëm për shkarkim në App Store, ndërsa versioni për Android pritet të publikohet pas pak kohe edhe në Play Store.
Shkarkojeni këtu: https://apps.apple.com/us/app/ofertoj/id6793550695
Lansimi i aplikacionit e bën pjesëmarrjen në ankand më të shpejtë dhe më praktike. Në vend që ta hapin platformën përmes shfletuesit, përdoruesit mund të hyjnë menjëherë në aplikacion, ta gjejnë produktin që u intereson, ta kontrollojnë kohën e mbetur dhe ta vendosin ofertën e tyre.
Ankandi nuk është më i lidhur me kompjuterin
Përfundimi i një ankandi mund të jetë pjesa më interesante, pasi ofertat mund të ndryshojnë deri në momentet e fundit.
Me aplikacionin Ofertoj.com, përdoruesit mund ta ndjekin ankandin nga telefoni, kudo që ndodhen. Kjo ua lehtëson kontrollimin e produkteve dhe vendosjen e ofertës pa pasur nevojë të qëndrojnë vazhdimisht para kompjuterit.
Përmes aplikacionit mund të:
• Shikohen produktet aktive në ankand
• Kontrollohet koha e mbetur
• Ndiqet zhvillimi i ofertave
• Vendoset oferta drejtpërdrejt nga telefoni
• Eksplorohen më shpejt kategoritë dhe produktet e reja
Aplikacioni është ndërtuar për t’u përdorur lehtë edhe nga personat që nuk kanë marrë pjesë më parë në një ankand online.
Si funksionon Ofertoj.com?
Në Ofertoj.com publikohen çdo ditë rreth 200 deri në 300 produkte nga kategori të ndryshme, duke përfshirë elektronikë, pajisje shtëpiake, produkte teknologjike, aksesorë, lodra dhe shumë të tjera.
Ankandet e zakonshme zgjasin 24 orë. Ato fillojnë në orën 21:00 dhe përfundojnë në të njëjtën orë të ditës tjetër.
Përdoruesi e zgjedh produktin që dëshiron dhe vendos shumën që është i gatshëm të ofrojë. Kur përfundon koha, produktin e fiton ofertuesi me çmimin më të lartë.
Kjo do të thotë se produktet nuk kanë një çmim përfundimtar të përcaktuar paraprakisht. Janë vetë pjesëmarrësit ata që, përmes ofertave, ndikojnë në çmimin me të cilin mbyllet ankandi.
Përveç formatit 24-orësh, çdo të premte nga ora 21:00 deri në orën 22:00 zhvillohet edhe “Ofertoj ARENA” – ankandi special 60-minutësh me produkte të përzgjedhura.
Nëse produkti i pranuar nuk përputhet me përshkrimin e publikuar, blerësi ka të drejtë ta kthejë atë.
Faqja www.ofertoj.com vazhdon të funksionojë normalisht, me të njëjtat produkte dhe ankande. Aplikacioni është një mundësi shtesë për të gjithë ata që dëshirojnë qasje më të shpejtë nga telefoni.
Shkarkojeni dhe zbuloni çfarë është në ankand
Aplikacioni Ofertoj.com mund të shkarkohet tani nga App Store.
Hapeni aplikacionin dhe shikoni produktet që janë aktualisht në ankand. Nuk dihet me çfarë çmimi do të mbyllen – dhe pikërisht këtu fillon pjesa më interesante.
Shumë shpejt edhe në Play Store.
*Ky artikull është i sponsorizuar