U kap 1 ton drogë në Greqi, kontenieri kishte mbërritur nga Shqipëria – arrestohen gjashtë persona NULL NULL 25.01.2020 10:02 25.01.2020 10:02 Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar një sasi prej pothuajse 1 ton kokainë mëngjesin e së shtunës në Mesolongj, Greqi. Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos. Deri më tani janë arrestuar disa persona,por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj, raporton Artur Bibe. Burime bëjnë me dije se ngarkesa kishte mbërritur nga Shqipëria si dhe janë arrestuar gjashtë persona. Nga personat e arrestuar 3 janë shqiptar dhe 3 grekë./TCH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024