Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U iniciua rast ndaj tij, paraqitet vet në polici personi që pengoi zyrtarin policor gjatë detyrës

NULL NULL
22.06.2025 09:59
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është iniciuar rast ndaj një personi në Pejë, pasi i njëjti kishte penguar gjatë detyrës një person zyrtar.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se rasti kishte ndodhur më 21 qershor, por i dyshuari mashkull kosovar ishte paraqitur vet në polici me datë 28 qershor.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 28.05.2025-17:37.  Më datë 21.06.2025  me vendim të prokurorit  është iniciuar rasti Pengim ndaj personit zyrtar,  i cili kishte ndodhë me datë 28.05.2025, ku i dyshuari m/k ka penguar zyrtaret policor gjatë detyrës. I dyshuari është vet paraqitur në polici. Rasti duke u hetuar”, njoftoj PK.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.