U goditën nga vetura në Veternik, djali lirohet nga spitali – nëna në gjendje të rëndë NULL NULL 04.05.2021 10:21 04.05.2021 10:21 Dy këmbësor janë goditur nga vetura duke marrë lëndime trupore. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Veternik në dalje të Prishtinës. Të lënduarit mes vete janë nënë dhe bir, të cilët janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. Lidhur me gjendjen e tyre detaje për Klan Kosova ka dhënë mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla. Ai tha se djali është liruar nga trajtimi ndërkaq nëna është në gjendje të rëndë. “Djali është liruar nga trajtimi mjekësor. Nuk ka pasur lëndime të rënda dhe gjendja e tij ka qenë stabile. Ai është marrë nga policia dhe është dërguar në strehimore. Ndërkaq gruaja po e vazhdon trajtimin dhe është në gjendje të rëndë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë