Lajmet e fundit

Policia në Indi ka arrestuar 48-vjeçarin i cili ndodhej në arrati prej 24 vjetësh për vrasjen të shokut të tij, Kalaam Ansari.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në shkurt të vitit 2002 në Delhi, ku Firoj e kishte çuar Ansarin në një pyll dhe e kishte goditur për vdekje me gurë në kokë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas The Times of India, motivi i krimit ishte hakmarrja, vëllai i Firojit kishte bërë vetëvrasje pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten, e cila ishte motra e Ansarisë dhe autori fajësonte familjen e viktimës për tragjedinë.
Pas krimit, Firoj humbi çdo gjurmë, fshehu identitetin, u martua dhe krijoi familje me katër fëmijë.
Ai u vu në pranga pas rreth 30 bastisjeve policore brenda një fabrike tekstili në Gurgaon, ku punonte prej dy vitesh si rrobaqepës.