U frymëzuan nga pandemia, numër rekord i adoleshentëve zgjedhin të bëhen infermierë NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Numra rekord të adoleshentëve po zgjedhin të bëhen infermierë dhe shumica prej tyre frymëzuan për t’u bashkuar nga kauza kundër COVID-19. Shifrat e pranimit në universitet, tregojnë se aplikimet nga 18 vjeçarët në Angli janë rritur 38 përqind që nga viti 2019. Në përgjithësi, një rekord prej 28 mijë e 815 studentësh të të gjitha moshave e zgjedhën infermierinë si drejtim për të aplikuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Shtatë në dhjetë thanë se ishin frymëzuar nga profesionalizmi i infermierëve në pandemi, zbuloi Shërbimi i Pranimeve në Universitetin dhe Kolegjet e Edukimit Shëndetësor në Angli. Një në dhjetë tha se ky ishte faktori kryesor pas zgjedhjes së tyre, megjithatë ende ekziston një hendek i madh gjinor, me nëntë herë më shumë gjasa që gratë të aplikojnë për një kualifikim në infermieri.