Komuna e Gjilanit ka finalizuar digjitalizimin e administratës së saj sa I përket evidencës së ardhjeve dhe vajtjeve të stafit civil.

17:43, 23 Maj 2015

Përfundimi i projektit, siç citohet edhe nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, po bëhet për funksionimin sa më të mirë të të gjithë sektorëve komunalë.

Sipas Hazirit komuna po bën një punë të mirë në shërbim të qytetarëve.

Kryetari Haziri i ka dhënë këto komente në mbledhjen me bordin e drejtorëve të komunës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për projektet e mëdha të cilat kanë nisur dhe të tjerat që do të nisin në qershor. I pari i Komunës ka thënë  se duhet të rritet mbikëqyrja në projekte për të pasur punë sa më kualitative, sikurse edhe forcimi i disiplinës në punë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë